Fokus

Albin Kurti: Kush i zhduki faktet tentim-puçit

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 25 March 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po thotë që në natën kur u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës, e që flitej për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kishte tentim-puç ndaj shtetit.

Kurti, më herët pati thënë që ekzistojnë faktet, transkriptat se çka u bisedua atë natë dhe që e dëshmojnë këtë që e tha Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, më pas tha që këto tashmë janë zhdukur, gjë që e bënë edhe më të dyshimtë këtë punë.

“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë e tash po më njoftojnë që Hard Disku nuk e ka regjistru fare transkriptin, nuk paska fare transkript, kjo po ndodhë se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, ka ndryshuar vetëm Qeveria, por jo ekonomia, drejtësia, gjyqësia, veç Qeveria ka ndryshu e këtë po doni ta ndryshoni, vet faktin që zv. Kryeministri kontaktoi me Këshillin e Sigurisë e thanë që nuk ekziston Hard Disku, tregon mjaftë, atë natë ka pas tentim puçi atë natë, vet kreytari i LDK-së pesë orë përpara tha që duhet gjendje e jashtëzakonshme, pse nuk u konsultua, a nuk do duhej të konsultohej me mua, a nuk është kjo çështje e ministrisë së Shëndetësisë e IKShPK-së, tjetra u tha që po dorëzoheni, unë nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim, kurrfarë dorëheqje e dorëzimi nuk ka, është në dorën tuaj, a do të rrëzohet Qeveria apo jo”.

“Po, kam qëndruar afër 2 orë me Presidentin edhe këtu po qëndroj disa orë edhe pse kam punë tjera, çka është obligim si kryeministër qëndroj, kam qëndruar herën e parë 4 minuta pasi si kryetar i Vetëvendosjes nuk kam çka qëndroj, e për këtë jo 2 orë por 4 orë, por mirë që e morra vesh të vërtetën, tarifa kërkohet të tërheqet që të bëhet marrëveshja e jo të fillohet dialogu, ne jemi Qeveri edhe njëherë po e theksoj, shteti vazhdon të jetë i kapur, ne japim pa fund fakte për prokurorinë që nuk vepron as sot e kësaj dite”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Të tjera