Lajme

Albin Kurti: Kjo është arsyeja e vërtetë pse po duan të më dënojnë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 29 December 2017

Albin Kurit, ka dhënë fjalën e tij te fundit në procesin gjyqësor kundër tij dhe tre deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes.Ai në fjalën e tij ka thënë se veprimet e tyre të Kuvend, nuk përbëjnë vepër penale, dhe se veprimet e tyre ishin në kuadër të fushëveprimit si deputet, jo vetëm si e drejtë, por edhe si obligim.

Sipas Kurtit, prokurori nuk ka arritur të dëshmojë që mjeti që është përdorur në Kuvend ka qenë gaz lotsjellës.
Ai ka shtuar se ata nuk kishin për qëllim që te lëndonin askënd, por të parandalonin një të keqe shumë të madhe.

Veprimet e tyre i ka quajtur si rebelim parlamentar (qytetar) në kundërshtim të demarkacionit e “Zajednicës”.

-Advertisement-

Kurti ka thënë se për këto veprime ata më së shumti do të mund të ndiqeshin për kundërvajtje e jo që me ta të merreshin, krimet e rënda e njësitet anti-terror.

Ai tutje ka thënë se veprimet e tyre i ka argumentuar më së miri vendimi i gjykatës kushtetuese, që ka gjetur 23 shkelje në marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe raporti i komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, që vërteton gabimet e komisionit të kaluar dhe humbjen e territorit të Kosovës.

Kurti ka shfaqur hapur dyshimet në paanshmërinë e këtij procesi gjyqësor, ai ka folur edhe për kryetarin e trupit gjykues Beqri Kalludra, duke thënë se më agresiv ishte ai kundër tyre se sa vet prokurori që përfaqësonte akuzën.

Në fund të fjalës së tij Kurti ka thënë se, Vetëvendosje është subjekti politik më i madh ne vend dhe Kuvend, dhe se ky proces gjyqësor ka për qëllim pamundësimin e tyre për te garuar në zgjedhje.

Ish kreu i Vetëvendosjes ka thënë se në kohën kur pushteti arrinte që ta parandalonte fitoren e VV përmes vjedhjeve industriale të votave i lejonin të garonin, tash qe popullin nuk mund ta ndalin po duan që tua pamundësojnë garimin.

Ne fund te fjalës së Albin Kurtit, të pranishmit në sallë kanë duartrokitur.

Ndërkohë qe kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, ka urdhëryar se ky veprim të mos përsëritet ose ndryshe të gjithë ata që e përsërisin do të nxirren jashtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera