Lajme

Albin Kurti kërkon shkarkimin e Dhurata Hoxhës (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 13 February 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetët e këtij subjekti politik në kuvendin e Kosovës, kanë dorëzuar sot kërkesën për interpelancë ndaj kryeministrit Ramush Haradinajt, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Kurti po kërkon shkarkimin nga pozita e Ministres në Kabinetin Qeveritar Dhurata Hoxha, për shkak se sipas VV-së ka dështuar të përmbushë detyrën e saj zyrtare dhe ka penguar hetimin e pavarur.

“Shkarkimi nga pozita e Ministres në Kabinetin Qeveritar – Dhurata Hoxhës si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mungesën mbarëvajtjes së institucioneve korrektuese dhe pengesën në hetim të pavarur”, thuhet në kërkesën e Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Po ashtu VV kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë përgjegjës për rastin e Deharit.

“Shkarkimi i menjëhershëm i zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa”, thuhet në kërkesën e VV-së, shkruan Insajderi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, rast ky që kishte ndodhur me 5 gusht 2016. Ndërkaq Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 gjatë kohës sa po qëndronte në paraburgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera