Lajme

“Albin Kurti ka tentuar zgjerimin e Qeverisë para zgjedhjeve lokale”

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 10 January 2022

Lutfi Haziri i LDK’së ka thënë se ka pasur përpjekur për tu zgjeruar qeveria e Albin Kurtit para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

Por një gjë e tillë thotë Haziri, nuk u pranua nga LDK’ja.

“Ka me u ndërtu agjendë e cila Kosovës dhe Serbisë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative që palët i detyron me i zbatu dhe me e ndërtu paqen e cila është hapi i parë drejt krijimit të raporteve të reja shqiptaro-serbe e cila kalon përmes Prishtinës”, thotë Haziri.

-Advertisement-

“Ka pasur angazhime dhe pritje që para zgjedhjeve lokale me ndodh një tendencë e tillë e cila quhet “arnim i qeverisjes” me një partner të besueshëm i cili i jep mundësi dhe siguri bisedimeve në Vjenë”, shpjegoi ai.

Pse nuk ndodhi një gjë e tillë?

“Nuk ka ndodhur sepse LDK’ja ka qëndrimin e qartë. Ne dialogun e mbështesim, e kemi ofruar platformën për dialogun, kemi ofruar rolin tonë në dialog, rolin ton në Kuvend si organ më i lartë, kemi thanë se në përputhje dhe frymë të Gjykatës Kushtetuese vazhdoni negocioni pa frikë, pa hezitim, pa lëkundje sepse nuk ka opsion tjetër”, shpjegoi Haziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera