Lajme

Albin Kurti ka plot pakënaqësi për materialin e përgatitur nga Qeveria, në lidhje me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 17 December 2018

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media tha se po të lexohet ky dokument, mund të mendohet se është shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“Para tri ditëve në seli të VV-së ka ardhur një material me 30 faqe nga kryeministri si marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. Materialin na e solli në gjuhën angleze, nuk e kishte për neve por me ambasadorit e QUINT-it. Në këtë material flitet për parime, por qasja është jo parimore”, tha Kurti.

Kurti ka deklaruar se nëse do ta kisha lexuar në cover do të kisha menduar që këtë e ka shkruar ndonjë shtet që nuk e njeh Kosovën.

-Advertisement-

“Është një qasje e një gjuhe ndërmjetësuese, nëse do ta kisha lexuar në cover do të kisha menduar që këtë e ka shkruar ndonjë shtet që nuk e njeh Kosovën. Problemi kryesor i këtij dokumenti parasheh themelimin e një morie trupash e komisionesh për Kosovën e Serbinë e që e legjitimon këtë të fundit”, tha ai.

Ai e quajti të paarsyeshme themelimin e grupit negociues përderisa Qeveria ka përgatitur planin e marrëveshjes.

Kurti tha se përmes kësaj marrëveshja njohja reciproke kërkohet e fundit e që sipas tij, do të ishte dashur të ishte kërkesë primare.

“Kjo marrëveshje merret ekskluzivisht me serbet e Kosovës, me këtë marrëveshje qe duket si Ahtisari plus plus, ne nuk do ta marrim njohjen nga Serbia por do ta krijojmë edhe asociacionin me komuna serbe”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera