Lajme

Albin Kurti: Ka mbetur vetëm edhe që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 05 September 2018

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke komentuar idenë për ndryshim të kufirit mes Kosovës e Serbisë dhe dialogun mes dy presidentëve Thaçi e Vuçiq, ka deklaruar se nga këto bisedime ka mbetur vetëm edhe që të martohen djali i presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mësjetë.  Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka shtuar se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera