Sport

Albin Kurti ka disa fjalë për fitoren e Florian Markut kundër boksierit britanik

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 21 February 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, mbrëmë e ka mposhtur britanikun, Rylan Charlton, në meçin e zhvilluar në Londër, shkruan Gazeta inFokus.

Marku arriti që në rundin e tretë ta fitonte përballjen ndaj Charltonit.

Pas triumfit të boksierit nga Lushnja e Shqipërisë, ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

-Advertisement-

Ish-kryeministri i Kosovës e ka uruar Markun për fitoren e arritur dhe i ka uruar triumfe të njëpasnjëshme në karrierë.

“Boksit profesionist ndërkombëtar po i shtohet edhe një kampion shqiptar. Florian Marku dje vazhdoi rekordin e tij pa humbje me një fitore të jashtëzakonshme. I përgatitur mirë, i vendosur dhe i disiplinuar. Suksesi i tij i mbrëmshëm na gëzoi të gjithëve. I uroj Florianit fitore të njëpasnjëshme dhe karrierë të gjatë e të suksesshme”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

Florain Marku mbrëmë arriti fitoren e tetë nga nëntë meçe të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera