Ekonomi

Albin Kurti jep detaje për shtesat e fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 13 December 2023

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot se do të ndajnë nga 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët në këtë fundvit. Për fëmijët ai tha se do të ndahen nga 100 euro për secilin, porse që viteve në vijim kjo mënyrë e shpërndarjes do të ndryshojë.

Kurti tha se planifikojnë që prindërit ti deklarojnë të ardhurat për të ndarë më pas se kujt do t’ia ndajnë 50, 100 dhe 150 euro.

Plani sipas Kurtit është që ata që kanë më pak të ardhura të përfitojnë më shumë.

-Advertisement-

“Besoj u kujtohet premtimi që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100, apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet, kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim, të përfitojnë nga skema, dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Mirëpo, planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar zbatimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje; pra ata që kanë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, ministri i Financave Hekuran Murati tha se këto shtesa pritet që të dalin me datën 25, bashkë me shtesat që ndahen për çdo muaj për fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera