Lajme

Albin Kurti injoron Memli Krasniqin, nuk i kthehen asnjë përgjigje

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 01 September 2021

Një letër është dërguar nga Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së martë në adresë të Albin Kurtit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës që të bëhet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Buxhetin, shkruan Gazeta Infokus.

“Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie”, thuhet në letrën e dërguar nga Memli Krasniqi në adresë të Albin Kurtit.

-Advertisement-

Por, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti si duket ka vendosur të injoroj kërkesën e kreut të PDK-së.

Burimet e Infokusit brenda PDK-së, kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyra e kryeministrit.

Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në zyrën e kryeministrit, por kjo zyre ka vendosur që të qëndroj e heshtur rreth kësaj çështje.

Po ashtu të heshtur ndajë kërkesë së Krasniqit kanë qëndruar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gazeta Infokus ka kontaktuar më zëdhënësen e kësaj partie, por e njëjta nuk ka kthyer asnjë përgjigje nëse do të ndërpresin pushimet për të diskutuar rreth ligjit për Buxhetin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera