Fokus

Albin Kurti “ia ndal në fyt” festën e 4-vjetorit të zgjedhjes President, Hashim Thaçit

Autori: Halil Berisha 12:47 | 26 February 2020

Katër vite më parë, Kosova u bë me President të ri.

Në postin më të lartë të shtetit, erdhi deri në atë kohë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, shkruan gazeta inFokus.

E tash, kundërshtari i tij më i madh politik, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ardhë një një pozitë shumë të rëndësishme shtetërore, atë të shefit të Qeverisë.

-Advertisement-

Pikërisht në ditën e katër vjetorit të zgjedhjes së Thaçit, President, Albin Kurti, ka publikuar një marrëveshje në mes të Thaçit e NATO-s, e nënshkruar në vitin 2013.

Në këtë kohë Thaçi, ishte kryeministër i vendit, shkruan gazeta inFokus.

Në letrën e Kurtit drejtuar Osmanit thuhet se “përmes kësaj marrëveshje, kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”.

Kurti ka deklaruar se pas pranimit zyrtar të detyrës së kryeministrit “ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit]”.

“Qëllimi i kësaj shkrese është që t’ju njoftoj juve, në cilësinë tuaj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ekzistencën e marrëveshjes sekrete, si dhe për rezultatet e analizës së Zyrës së Kryeministrit. Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj”.

“Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht  rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thuhet në shkresën e kryeministrit Kurti.

Kurti përmend edhe mundësinë ligjore për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi lidhur me këtë çështje.

“Mirëpo, kur presidenti i vendit, gjatë kohës kur ishte kryeministër, bart kompetenca sovrane te Republikës se Kosoves te nje organizate nderkombetare permes nje marëveshjeje sekrete, pa e njoftuar Kuvendin dhe ne shperfillje te plote te kerkesave te qarta te Kushtetutes, kjo eshte nje gjendje qe nuk mund ta toleroj, as si kryeminister, as si qytetar i Republikes se Kosoves”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera