Lajme

Albin Kurti ia kthen Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 13 January 2020

Hashim Thaçi ditë më parë ia dërgoi një letër Albin Kurtit.

Aty i kërkonte që sa më shpejt të caktonte mandatarin për të formuar qeverinë, ose në të kundërten, të lëshoj rrugë, shkruan gazeta inFokus.

E kësaj letre i është kundërpërgjigjur Albin Kurti, përmes një letre goxha të gjatë.

Kreu i Vetëvendosjes i ka kërkuar Thaçit që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, por të durojë e pres, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë formë, Kurti i ka thënë Thaçit që Kushtetuta e vendit nuk i njeh Preisdentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e mandatarit, pasi Kosova nuk është shtet presidencial por parlamentar.

Kurti edhe e ka lajmëruar Thaçin që janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK-në./Gazeta inFokus/

Të tjera