Fokus

Albin Kurti “ia fal” shtetit 70 mijë euro

Autori: Halil Berisha 11:39 | 12 February 2020

Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e dytë të Qeverisë duke shfuqizuar një vendim të Qeverisë paraprake të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Kjo kishte të bënte me shfuqizimin e vendimit për ngritje të rrogave ndaj kryeministrit, ministrave, e kabinetit qeveritar, shkruan gazeta inFokus.

E ky vendim do ta afektoj kështu edhe vet Kurtin, i cili me vendimin që tashmë është shfuqizuar i takonte pagë prej 2 mijë e 950 euro.

-Advertisement-

Ndërsa tash, me shfuqizimin e tij Kurti e ka pagën prej 1 mijë e 500 eurosh, shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo i bije që Kurti i ka zvogëluar pagën vetës për 1 mijë e 450 euro e që nëse llogaritet për një vit, i bie që Kurti do të marrë më pak 17 mijë e 400 euro.

E nëse mandati i tij përmbushet e që nuk ka ndodhë asnjëherë në historinë e Kosovës, atëherë për këto katër vite, Kurti në kuletën e tij do të ketë më pak 69 mijë e 600 euro, të cilat do të kthehen në buxhetin e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera