Lajme

Albin Kurti i përgjigjet Lumir Abdixhikut për kthimin e diplomës

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 29 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për deklaratën lidhur me kthimin e diplomës në universitet.

Ai tha se diplomën e ka në drejtimin Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe se nuk ka studiuar për bursë.

Kurti deklaroi se deri më tani Qeveria që udhëheq ai nuk kanë bërë ndonjë gabim apo lëshim dhe se aktualisht janë në mes të sulmeve të opozitës.

-Advertisement-

E kjo sipas tij po ndodhë për shkak të dëshpërimit që kanë ata për shkak të ardhjes së tij në pushtet me mbi 50% të votave.

“Unë diplomën në UP e kam në fakultetin e Teknikut në Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe nuk e kam në blerje në bursë. Nuk besoj që kemi bërë asnjë lëshim ose gabim, deri më tani. E di që ndodhemi në sulme dhe akuza të shumta të opozitës por duhet ta kuptoni se unë kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës sonë me 50.28%, sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh me ish-pushtetin që është sot në opozitë”, ka thënë në një konferencë për media.

Kurti iu kundërpërgjigj Abdixhikut edhe për kritikat për mungesën në seancat e Kuvendit të Kosovës. Kryeministri deklaroi se disa nga punët që ka brenda Vetëvendosjes e pamundësojnë nganjëherë që të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera