Lajme

Albin Kurti i mbledh “burrat” në shesh me 12 qershor

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 06 June 2020

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të premten më 12 qershor kanë organizuar një tubim publik.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosjë diskutuan për shumë çështje politike dhe organizative.

Postimi në Facebook:

-Advertisement-

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor
Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës..

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera