Lajme

Albin Kurti i kundërpërgjigjet Grenellit

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 31 March 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratave të ambasadorit Grenell, i cili kishte theksuar se shefi i qeverisë kosovare në “katër dy” i kishte premtuar heqjen e tarifës 100%.

Kurti tha se ai i ka pasur dy takime me Grenellin dhe asnjëherë nuk i ka premtuar se do ta heq tarifën, raporton Gazeta Blic.

“As në katër sy e as në mesazhe telefonike nuk i kam premtuar heqjen e taksës. Ata më njohin mirë mua”, tha Kurti në emisionin “Desku”

-Advertisement-

Kurti ndër të tjera ka theksuar se Serbisë nuk po i bëhet presion që të ndalet fushata agresive kundër pavarësisë.

Shefi në detyrë i qeverisë, tha se tash pasi që po e heqim taksën, “po shpresoj që ndërkombëtarët do t’i kërkojnë ndaljen e fushatës kundër pavarësisē”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera