Lajme

Albin Kurti i drejtohet sinpatizantëve, “Në qeverisjen tonë nuk do të ketë hajna”

Autori: Gazeta inFokus 00:50 | 07 October 2019

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti iu ka drejtuar simpatizantëve nga qendra e Prishtinës.

Ai ka deklaruar se fitorja e VV do të jetë një kthesë e madhe për shtetin e Kosovës.

“Me qeverisjen tonë nuk ka më hajna në qeveri. Jeta e kriminelëve do të jetë e vështirë, ne kemi humbur shumë kohë në këto 20 vjet, sa shancat e shkuara huq por tash erdhi dita për juve popull i dashur”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kurti në një fjalim para qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është fitorja e tretë e Kosovës.

“Fitorja e parë ishtë çlirimi i qeshorit në vitin 1999, fitorja e dytë ishte pavarisa e Kosovës në shkurt të vitit 2008, dhe tetori i vitit 2019 është fitorja e tretë e popullit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje Lideri i Vetëvendosjes ka falënderuar qytetarët e Kosovës që kanë dalur masivisht në këto zgjedhje

“Falenderojmë të gjithë qytetarët që kanë dalë masivisht në zgjedhje, për ta shpëtuar shtetin nga kapja, dhe nuk kanë lejuar që drama e kapjes së shtetit të ketë fund tragjik. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë e me zemër të ngrohtë. Fitorja është më shumë e juaja se sa e jona”, ka deklaruar Kurti.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera