Lajme

Albin Kurti hesht, ende asnjë reagim për 81 vjetët burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 16 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka reaguar publikisht pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan gjithsej me 81 vjet burgim.

Më shumë se një orë pas shpalljes së aktgjykimit, Kurti nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me vendimin. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, në llogaritë e tij në rrjetet sociale nuk është publikuar ndonjë qëndrim për aktgjykimin.

Vetëm një ditë më parë, ai kishte deklaruar se shpresonte që ish-krerët e UÇK-së të ktheheshin të lirë në Kosovë.

-Advertisement-

Dhomat e Specializuara e dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vjet, Rexhep Selimin me 13 vjet, ndërsa Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim. Në dënime do të llogaritet edhe koha që ata kanë kaluar në paraburgim.

Në total, dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vjet burgim.

Trupi Gjykues i shpalli ata fajtorë për krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, pasi, sipas aktgjykimit, Prokuroria e Specializuar nuk arriti të vërtetonte përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik kundër një popullate civile./Gazeta Infokus 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy