Fokus

Albin Kurti flet për largimet nga VV, “Nuk e kam as kohën, as nervat e energjinë për një çështje që i përket kohës së tejshkuar”

Autori: Halil Berisha 20:51 | 24 August 2019

Disa muaj më parë, në momentin kur Vetëvendosje kishte rritjen më të madhe të saj, pati edhe ndarjen më të madhe.

Kjo, pasi shumë deputetë të Vetëvendosjes, vendosën të largohen prej aty, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, ata kaluan në Partinë Socialdemokrate, derisa një prej tyre u kthye në partinë e mëparshme.

-Advertisement-

E tani shefi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, n’Konak, prodhim televizim i gazetës inFokus, thotë që deri këtu erdhi pasi disa e mbiçmuan vetën e nënçmuan lëvizjen.

“Edhe për mu ka qenë e quditshme, atëherë kur dyfishohemi, si subjekt politk, atëherë kur fitojmë edhe prizrenin edhe dardanën përveçse konfirmojmë Prishtinën, atëherë kur dihej që është çështje muajsh që do të jemi qeveri e ardhshme, disa vendosën të dalin nga Lëvizja Vetëvendosje, unë besoj që kjo vjen për shkak se disa e kanë mbiçmuar vetën e e kanë nënçmuar lëvizjen”.

Megjithatë, Kurti thotë që më nuk do të merret me këtë temë.

Për mua ajo është një e kaluar e shkuar sepse ka edhe të kaluara që nuk kalojnë, por kjo është një e kaluar që ka kaluar dhe unë shikoj përpara sepse nuk i kam as kohën e as nervat e as energjinë për një çështje e cila do të mund ta quaja se i përket kohës së tejshkuar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera