Lajme

Albin Kurti flet për koalicionin para takimit me Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 02 December 2019

Tashmë Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Aty, pritet që të bëhet takimi ndërmjet tij dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës me qëllim që të arrihet koalicioni qeverisës mes tyre, shkruan gazeta inFokus.

Para takimit, Albin Kurti ka thënë që tashmë ka përfunduar pjesa më e vëhstirë, ai i harmonizimit të programeve, ndërsa pritet marrëveshja.

-Advertisement-

Megjithatë, Kurti thotë që nuk e di nëse do të ndodhë sot, por se posa të ndodhë do të lajmëroj për një gjë të tillë, shkruan gazeta inFokus.

“Tash na pret procesi i bisedimeve kemi zotimin tonë që sa më parë, sa më shpejt, sa më kollaj gjithçka te përfundoj siç e dëshirojmë dy subjektet tona duke pas parasysh qe harmonizimi i programit qeverisëses si pjesa me e vështirë është përfunduar, marrëveshja është mes dy palëve nuk mund te flas ne emër te tyre kur te merremi vesh do t’iu tregojmë”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera