Albin Kurti flet për dialogun, qeverinë e koalicionet, e cilëson vetën kryeministër
Autori: Halil Berisha 00:12 | 07 October 2019
Ende pa dalur rezultatet finale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, por rezultatet e Exit Poll dhe votat e numëruara mbi 80% nga KQZ, Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, po e sheh vetën në pozitën e krye qeveritarit.
Kështu, në një intervistë për media, Kurti, ka treguar se me qeverinë e re, e të udhëhequr nga ai, do ta vendos Kosovën në binarët e drejtësisë e demokracisë, shkruan gazeta inFokus.
“Qeveria e re duhet të kompensoj një kohë të gjatë të humbur e mundësi të quar dëm deri sot, sot jemi në festë në sheshin Skënderbe e prej nesër në përgatitje për Qeveri të re që do i shërbej qytetarët e do ta vendos Kosovën në binarët e drejtësisë, zhvillimit e demokracisë.
Ndërsa, për koalicionet e mundshme, Kurti thotë se menjëherë nesër do të kontaktoj me LDK-në.
“Sot nuk do t’i kontaktoj por qysh nesër do vendosi kontaktin me LDK në mënyrë që me subjektin që jemi me opozitë të bëhemi qeveri, kur opozita bëhet qeveri kurorëzohet ndryshimi”
Kështu, Kurti thotë se tanimë kapja e shtetit do të kujtohet si ëndërr e shkuar, shkruan gazeta inFokus.
“Filloi ndryshimi nga uzurpatorët e ngjyrave të ndryshëm, qytetarët e Kosovës, bashkë me ne si qeveri e ardhshme do ta kurorëzojmë këtë shanse të ofruar nga populli ynë që kapja e shtetit të kujtohet si ëndërr e shkuar”.
Ndërsa, për dialogun me Serbinë, Kurti shton se do të marr përgjegjësinë për udhëheqjen e tij.
“Dialogu ka qenë sfidë deri tash pasi kishim njerëz pa kredibilitet, e kemi pas dialog pa parime, ku Kosova ishte më shumë temë se palë, kjo do ndryshoj unë si kryeministër i ri, e marr përgjegjësinë ta udhëhiqi këtë dialog i cili nuk do të jetë më në dëm të kosovës, i cili nuk shtrohet me pyetjen çfarë çmimi duhet ta paguajmë ne por borxhin e Serbisë ndaj nesh”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...