Fokus

Albin Kurti flet pas takimit me Thaçin, këtij të fundit nuk i përmend as emrin

Autori: Halil Berisha 15:26 | 06 January 2020

Takimi mes Albin Kurtit kryetarit të Vetëvendosjes e Hashim Thaçit Presidentit të Kosovës zgjati vetëm pak minuta.

Pas këtij takimi para mediave doli Albin Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Kurti tregoi për takimin se çka u fol aty, mirëpo asnjëherë nuk e përmendi emrin Hashim Thaçi, ani se iu referua në pozitë, si President i Kosovës.

-Advertisement-

“Sot isha në takim me Presidentin e Republikës me ftesën e këtij te fundit, ishte takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike po unë isha bashke me sekretarin për marrëdhënie me jashtë te Vetëvendosjes Kreshnik Ahmetin dhe këshilltarin ligjor Blerim Sallahun lidhur me fatin e konstituimit te institucioneve si te dalura pas zgjedhjeve te 6 te tetorit që sot i kane mbushur 3 muaj. Ne këtë takim disa minutesh unë dëgjova Presidentin i cili shprehu interesimin e tij për te formuar shpejt institucionet e tha edhe qe e di qe ju nevojitet një kohe e caktuar për ketë gjë por kërkoi qe te bëjmë propozimin por ne baze te kushtetutës e aktgjykimit është e nevojshme qe ketë ta bëjmë me një shkrese me shkrim prandaj për ketë kërkese unë do te raportoj ne kryesine e Vetëvendosjes dhe sa më pare që të mundemi do t’ia sjellim propozimin tonë për kryeministrin qe ai duhet ta mandatoj sipas obligimit kushtetues qe ka ne baze te funksionit qe ushtron”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera