Lajme

Albin Kurti flet pas takimit me Ramën tregon për çfarë ranë dakord

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 27 September 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas takimit me të parin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Kurti ka thënë se në këtë me Ramën biseduan për të rritur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se do të ketë edhe një takim në mes të dy qeverive në mes të muajit nëntor.

-Advertisement-

“Ne duhet të rrisim bashkëpunimin. Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave që krijojnë vështirësi në mes nesh është e domosdoshme për qytetarët e për ekonominë e dy vendeve.

Nëse ka vende ku kjo mund të bëhet dhe duhet të bëhet sa më shpejtë është në mes të Koso

Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe u zotuam se e shohim tepër të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin në të gjitha fushat.

Folëm edhe për marrëveshjet e nënshkruara deri më tani. Dhe do të filloj përgaditja për mbledhjen

Gjysmën e dytë të muajit nëntor është data kur pritet të realizohet kjo mbledhje”, ka thënë Kurti./Gazeta Inofkus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera