Lajme

Albin Kurti e zgjedh një përvjetor interesant për të folur për paga

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 20 December 2018

Albin Kurti, lider në LVV ka theksuar pagën mininale në Kosovë, e cila është 170 euro.

Këtë e bëri pikërisht në ditën që u bënë një vit nga prej kur kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij ia dyfishuan pagat vetvetes.

Ai i ka cekur edhe përfundimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kur kundërshtuan vendimin e qeverisë për t’ia rritur pagat vetvetes.

-Advertisement-

” Ne konkludojmë se Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në përputhje me nenet 92 dhe 93 të Kushtetutës, sepse as nuk “zbaton një ligj” dhe as nuk është një “propozim”.

Më tutje ne konkludojmë se rrjedhimisht Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 20 dhjetorit 2017, cenon kompetencat e Kuvendit të përcaktuara në nenin 65.5 të Kushtetutës, duke afektuar kështu balancimin dhe ndarjen e pushteteve të përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”tha Kurti.

Sipas tij kjo Qeveri ka kundështuar ligjin./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera