Lajme

Albin Kurti e kujton legjendën Xhevdet Peci

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 10 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar legjendën e boksit, Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, ndërsa e ka përmendur karrierën e suksesshme të Pecit, i cili konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë.

“Bashkë me Lah Nimanin, Nazif Gashin, Aziz Salihun, Naser Bajramin, Mehmet Bogujevcin, Fatmir Makollin dhe boksierë të tjerë, ishte edhe Xhevdet Peci. Me stilin e tij të shpejtë të të boksuarit në ring, Xhevdet Peci i fitoi simpatitë dhe zemrat e mijëra dashamirësve të sportit, mes tyre edhe timen si një fëmijë entuziast për boksierin Xhevdet Peci, që 5 vite rresht askush nuk arriti ta mposhte”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera