Lajme

Albin Kurti e “kap” MPB-në, takohet me Sindikatën e Policisë

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 11 December 2019

Posti i Presidentit e ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme po dalin të jenë mollë sherri për arritjen e koalicionit në mes të Vetëvendosjes e MPB-së.

Por, si duket, tani, partia e Albin Kurtit, e ka “zaptuar” e para Ministrinë e Policisë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, pasi me të ardhë Kurti nga Gjermania, është planifikuar një takim interesant.

-Advertisement-

Kryetari i Vetëvendosjes e lideri më i votuar në Kosovë, Albin Kurti, këtë të mërkure do të takohet me Sindikatën e Policisë, shkruan gazeta inFokus.

Ky takim do të mbahet në Selinë e Vetëvendosjes e do të zhvillohet në ora 13.

Ndërsa, veç mbrojtësve të të drejtave të policëve në takim me Kurtin do të jenë edhe Sindikata e Shëndetësisë e Arsimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera