Lajme

Albin Kurti do t’ia marr terminalin djalit të Isa Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 28 November 2019

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se se shumë shpejtë terminalet doganore që janë në pronësi private, do të kalojnë në pronësi të shtetit të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka paralajmëruar se ky transformim do të ndodhë edhe më shpejt sesa nunrat e Z-mobile që u bartën tek Vala, shkruan gazeta inFokus.

“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Siç dihet, në Kosovë, ndër ata që menaxhojnë terminale, përveç Devollëve janë edhe familja e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan gazeta inFokus.

Në vitin 2016, kur Qeveria e Kosovës udhëhiqej nga LDK, ka pajisur me licencë për biznesin e terminaleve kompaninë e drejtuar nga djali i kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa.

Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe Hazbi Hasanit, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa Arben Mustafa dhe Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes. Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Mustafa. Kur kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë për qind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.

Terminali i mallrave “INTEREUROPA KOSOVA”L.L.C. Prishtine është pajisur me licencë në vitin 2016 dhe ka të drejtë të ushtroi këtë funksion deri më 2021./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera