Lajme

Albin Kurti dje hapi faqe Facebook-u, ja si tallet sot me partitë tjera (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 20 May 2017

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti, dje iu bashkua rrjeteve sociale.

Për 24 orë, faqja e tij në Facebook mori dhjetëra mijëra pëlqime.

Dhe pikërisht në Facebook Kurti ka vendosur të tallet me vijat e kuqe të partive tjera, të cilat përfundun në koalicione të panatyrshme me me njëra-tjetrën, edhe pse deri vonë akuzoheshin ndërmjet vete për krime të rënda, shkruan Periskopi.

-Advertisement-

Logon e re të Vetëvendosjes në formë zemre e me ngjyrë të kuqe, Kurti e ka lidhur me vijat e kuqe të partive tjera, që nuk duken më askund.

Ai ka shkruar se kur ke vija të kuqe mund të krijosh edhe gjëra pozitive, siç është logoja e VV-së.

” Kush ka vijë të kuqe mund të krjojë diçka shumë pozitive. #meZemër”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera