Lajme

Albin Kurti: Çmimi i vajit nuk është 3.50 cent, por 3.49

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 10 March 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas një vizite që i ka bërë një kompanie në Gjilan që merret me përpunimin e vajit ka folur edhe për ngritjen e çmimit të këtij produkti.

Sipas tij çmimi i vajit nuk është 3.50 cent por 3.49 cent.

Ai ka thënë se këto çmime janë të fyera dhe inspektorët do të marrin masa ndaj atyre siç ka thënë Kurti që po përfitojnë në këtë kohë krize.

-Advertisement-

“Në këtë fabrikë ka 300 mijë litra vaj të papërpunuar dhe nëse përpunohet atëherë do të kemi vaj edhe për një muaj. Si qeveri do të kërkojmë nga vendet mike e partnere që të sigurojmë lëndën e parë që do të thotë vaj i papërpunuar”, ka thënë ndër të tjera kryeministri i i Kosovës.Ai ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se kërkesat për vaj nuk janë as për së afërmi sa është konsumimi i tij.“Çmimi i vajit aktualisht në Kosovë, është më i shtrenjti në botë. Bëhet fjalë për fyerje të çmimeve që bëhet nga faktori njeri e jo nga gjendja objektive. Këto çmime do të shfryhen”, ka thënë ai ndër të tjera.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera