Lajme

Albin Kurti: Çdo ditë flas me Grenellin, është e vërtet kemi mospajtime

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 25 March 2020

Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e Kuvendit ku ende po diskutohet për mocionin për rrëzimin e qeverisë, ka folur edhe për raportet që ka me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Kurti ka konfirmuar se ka mospajtime me të, por ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm.

“Kontaktoj çdo ditë, një pjesë të mirë të kohës nuk pajtohemi. Për çdo ditë shkruhem me ambsadorin Grenell”, deklaroi Kurti, ndërsa tregoi se i ka kërkuar vazhdimisht heqjen e tarifës.

-Advertisement-

Ndërkaq tha Kurti tha se nuk e ka asnjë tekst mesazh me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçakut, që deputetë të caktuar e akuzojnë për afërsi më shumë se ne Grenellin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera