Lajme

Albin Kurti: Asfalti nuk hahet, duhet të ndërtohen fabrika

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 03 June 2017

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Malishevë.

Kurti para banorëve të kësaj zone ka thënë se shumica e popullsisë janë të varfër dhe të papunë, njofton Klan Kosova.

“Në vend se të ndërtohen fabrika është ndërtuar asfalt, në vend se të ndodhte e kundërta”.

-Advertisement-

“Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet”.

Ai tutje u ka bërë ftesë malishevasve që më 11 qershor “t’ua marrin Kosovën nga dora atyre që kanë qeverisur deri tash”.

“Ne me 11 qershor e kemi shansin, e kemi rastin, çastin që tua marrim atyre Kosovën nga dora”.

“E ata le ta shtrëngojnë fort njëri tjetrin në fundosjen e tyre”.

“Vetëvendosje do të hap një epokë të re të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës”.

“Me 11 qershor le të festojmë bashkë, sepse do të fitojmë bashkë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera