Fokus

Albin Kurti: Amandamenti i 7-të dhe i 42-të janë më të rëndësishmit

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 14 December 2018

Në deklaratën e parë pas shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën e Mbrojtjes së Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti veçoi dy amendamente që sipas tij janë më të rëndësishmet në këto ligje.

“Amandamenti i 7-të dhe ai 42-të janë më të rëndësishmit nga të gjitha. Kjo për shkak se amendamenti i 7-të për herë të parë e fut fjalën sovranitet në një ligj dhe amendamenti i 42-të e heq kufizimin për 5 mijë pjestarë të Forcës së Mbrojtjes së Kosovës” tha Kurti.

Ndër të tjera Kurti uroni të gjithë për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe tha se më meritorët për këtë arritje janë ata që nuk janë më me ne, ata që dhanë jetën për këtë vend.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera