Fokus

Albin Kurti akuzon rëndë Hashim Thaçin: U mendua të bëhej edhe “Zajednica” edhe të jepej veriu

Autori: Halil Berisha 16:13 | 26 February 2020

Albin Kurti thirri një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Aty, temë pati një marrëveshje e cila u quajt sekrete në mes të atë kohë kryeministrit e tash Preisdentit Hashim Thaçi dhe NATO-s, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë marrëveshje, e cila nuk ishte bërë publike më herët, thuhej se FSK, nuk mundet që të shkoi në veri të Kosovës pa miratimin e KFOR-it.

-Advertisement-

Për këtë punë Kurti i kishte shkruar letër kryeparlamentares Vjosa Osmani, ku edhe i përmendte mundësinë e shkarkimit të Presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, në konferencë Kurti, pati edhe akuza shumë më të rënda për Thaçin, shkruan gazeta inFokus.

Ai, madje, tha që Thaçin për ta kërkuar këtë marrëveshje me NATO-n, mund ta ketë shtyrë Serbia.

“Në këtë letërkëmbim që kam e të cilin e kam ndarë me juve, shihet që zotimi është i njëanshëm, pasi Rasmusen thotë në rregull, pasi po thua, po themi i njëanshëm pasi nga përgjigja e Rasmusen nuk shihet se bëhet fjalë për kërkesë të tij paraprake, që të bëhej kjo, e sot është shumë e rëndësishme të merret vesh kush e kërkoi këtë gjë, ndoshta Serbia, meqenëse ma dha zyrtari i NATO-s, e po e lexove letrën i bie që nuk ishte kërkesë e NATO-s, por është mirë që tash e kanë edhe deputetët”, tha Kurti.

Madje, vazhdoi akuzat edhe më shumë.

Kurti tha që Thaçi mund të kishte në plan që veçse ta bëj Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, e i njohur si Zajednica, bashkë me këtë ta jetësoj edhe planin për shkëmbim të territoreve, shkruan gazeta inFokus.

Këtë Kurti e lidhi me faktin, se nëse do të bëhej një gjë e tillë, FSK nuk do të kishte mandat të shkoi në veri dhe se të dy këto marrëveshje, u bën për të njëjtin ditë.

“Nuk është duke shkuar FSK në veri të ibrit, por është ish kryeministri ai që tha se nuk do të shkoj në një letër që nuk u pat bërë publike për deputetët, atë kohë edhe unë isha, nuk kam qenë në dijeni të kësaj marrëveshje, unë pata kundërshtuar edhe marrëveshjen e publikuar se ishte e padrejtë e e dëmshme por tash po shihet se kanë qenë dy”.

“E marrëveshja tjetër është për Asociacionin e Komunave Serbe, e ky letërkëmbim një tërheqje të njëanshme, e ai bosnjezimi në njërën anë e shkëmbimi në anën tjetër, nuk janë të ndryshme, kjo është e rëndësishme, e unë e publikova pasi ishte e pamundur ta diskutoj me Presidentin, po të ishte i gatshëm të takohet me mua, nuk do ta publikoja, por dukej se kur mbaroj certifikimi kishte interes të takohej dy herë në ditë, e tash më shmanget”, tha Kurti.

“Kjo po quhet marrëveshje nga opinioni ligjor i zyrës së kryeministrit, pasi këtë shkëmbim të letrave konsiderohet marrëveshje ndërkombëtare, do të jemi të hapur për të gjitha materialet që i kemi t’i bëjmë publike pasi interesi i qytetarëve të republikës është i tillë, kjo është fort zyrtare e është në një moment vendimtar politik, kjo marrëveshje ku shpiket togfjalëshi Kosova veriore e thuhet që nuk do të shkoj FSK pa dakordim me KFOR-in, që nuk mori miratimin e deputetëve, tregon në fakt që Zajednica e Shkëmbimi Territorial nuk janë dy gjëra të ndryshme, kjo marrëveshje e bën këtë gjë, pak e kishim anticipuar këtë gjë, pasi kur liderët politik flasin për territore është edhe ushtria në fjalë, paskemi pas zmbrapsje të njëanshme, e natyrisht kur qarkullonte ideja e shkëmbimit territorial, e paska pasur një zanafillë, që është zyrtare, shtetërore por edhe sekrete”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera