Lajme

Albin Kurti: Ai qe e shkel kushtetuten është super kriminel

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 31 March 2020

Në ditën kur Gjykata Kushtetuesë konstatoi se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën, qytetarët ia kanë kujtuar Kurtit përmes një video se cfarë kishte deklaruar për atë që shkelin Kushtetutën.

Në videon e cila po qarkollon nëper rrjete sociale, Kryeministri në detyrë, kishte thënë se ata të cilët shkelin Kushtetutën janë supër kriminel, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë akuazë ai e kishte hedhë mbi kryeministrin e atëhershem, Isa Mustafën.

-Advertisement-

“Ky njeri e ka shkelë ligjin, ky është kriminel, ky njeri e ka shkelë kushtetutën, ky është super kriminel. Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel. Nuk ka kriminel sot më të madh, nëpër burgje se Mustafa që e ka shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar Kurti.

Kujtojmë që të martën Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë.

Më poshtë gjeni videon e deklaratës së Albin Kurtit/Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera