Lajme

Albin Kurti: 200 milionë euro edhe po ti shohësh nuk e di a i merr

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 25 March 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që ShBA-të nuk i kanë vendosur sanksione Kosovës.

Kurti ka thënë që komandanti i KFOR-it i ka thënë mbrëmë që asnjë kërkesë nuk ka pasur për tërheqje të trupave, shkruan gazeta inFokus.

Asnjë zyrtar ndërkombëtar të cilit Albin Kurti ka thënë që do t’ia heq tarifën Serbisë pa e vazhduar fjalinë me reciprocitetin ekonomik, politik e tregtar, thjesht duhe të zëvendësohet tarifa me reciprocitet, kjo është marrëveshja jonë që është shkelë, e sa i përket këtyre sulmeve që na u janë bërë me idenë se do të tërhiqen trupat, pse nuk u tërhoqën, dje isha në takim me komandantin e KFOR-it Rissi, e ai na tha kurrfarë kërkese për tërheqje të trupave nuk ka pas, nuk ka tërheqje, ky është fantazmë që nuk është në realitetin e fakteve”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ndërsa, Kurti ka pasur edhe një shpjegim interesant për punën e 200 milionë eurove që u tha se janë ndalur nga Amerika, shkruan gazeta inFokus.

“E sa i përket 200 milionë eurove të trumpetuara të gjithë ju e dini që edhe kur t’i shohësh 200 milionë euro nuk e din a i merr, e lee më pa i pa, ky tupani i 200 milionë eurove është koti”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera