Sport

Albert Bunjaki zbulon se a do të bëhet përsëri trajner i kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 19 November 2020

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, i ftuar në emisionin ‘Express’ në KTV, ka folur për ecurinë e kombëtares së Kosovës në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve si dhe për ofertat nga klubet tjera për të, shkruan Gazeta inFokus.

Bunjaku ka thënë se ka pasur oferta nga disa klube të Superligës së Turqisë, por dëshira e tij ka qenë që të vazhdoj me projekte në Kosovë.

“Unë kam qenë në oferta me disa klube të Superligës së Turqisë, nuk kam dashur të kthehem në Suedi edhe pse kam pasur mundësi shkaku i lidhjeve të shumta, dëshira ime ka qenë që të vazhdoj me projekte në Kosovë,” ka thënë Bunjaki.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se kapitulli i tij të kombëtarja A e Kosovës është mbyllur.

“Unë jam i gatshëm t’i shërbej vendit tim. Kapitulli im te kombëtarja A sigurisht është mbyllur dhe as që mendohet një gjë e tillë, por mund të ndihmoj në projekte tjera, në të cilat mund ta sheh të arsyeshme edhe Federata e Futbollit të Kosovës”, përfundoi Alber Bunjaki./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera