Sport

Albert Bunajki zbulon prapaskenat se si Arbër Zeneli vendosi ta pranonte ftesën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 15 October 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll po kalon momentet të vështira pas humbjes nga Maqedonia Veriore që vlente për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç mungesave të mëdha të lojtarëve për shkak të lëndimeve e masave anti-covid, ‘Dardanët’ janë përballur me rezultate të dobëta e me kritika të shumta.

E për problemet e  kombëtares në Presing i ftuar është ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunajki, i cili ka zbuluar prapaskenat se si Arbër Zeneli vendosi ta pranonte ftesën e Kosovës.

-Advertisement-

“Arbër Zenelin e kemi njohur më herët, dhe e kam thirrur babain e tij, Avniun, dhe i them se Kosova po pranohet, ata ishin aso kohe mes Suedisë dhe Shqipërisë. Zeneli nuk u ftua në një ndeshje të Suedisë dhe e thirra prapë Avniun dhe ai e diti për çfarë e thirra. Ai më tha se kishte vendosur që Arbëri të luante për cilën Kombëtare që do ta ftojë”, deklaroi Bunajki./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera