Rozë

Albërie Hadërgjonaj e penduar për operacionin plastik, “Dua hundën time”

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 17 July 2018

Këngëtarja shqiptare, është shfaqur e penduar për ndërhyrjet kirurgjikale. E ftuar në emision, Albërie Hadërgjonaj u ka këshilluar të gjithë vajzave të kenë kujdes me operacionet që bëjnë.

Ju e shikoni sot nga ekrani dhe aludoni shpeshherë se çfarë operacionesh plastike ka bërë këngëtarja shqiptare, transmeton Shqiptarja. Albërie Hadërgjonaj e ka pranuar që ka bërë ndërhyrje në hundë, por mesa duket është penduar. E ftuar në emisionin Rudina, ajo u shpreh se Zoti nuk na i ka falur kot tiparet.

“Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”, ka thënë Albëria.

-Advertisement-

Më tej këngëtarja shqiptare foli edhe për këngën e saj më të re, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, dhe punën e re në Amerikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera