Lajme

Albena Reshitaj thotë që ka marr vota të mjaftueshme për deputete

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 09 October 2019

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Albena Reshitaj, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar se ka marrë votat e mjaftueshme që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

E kjo, Reshitaj thotë se do të jetë privilegj e përgjegjësi për të, shkruan gazeta inFokus.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Nga të dhënat që kam marr nga degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, del se mbështetja juaj në këto zgjedhje për mua ka qenë shumë e madhe. Prandaj, dua të Ju falënderoj një nga një për mbështetjen që më keni dhënë në çdo cep të Kosovës, posaqërisht në vendin tim në Suharekë, ku mijëra votues besuan në mua. Do të jetë nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe për mua të ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Reshitaj gjatë një kohe në qeverinë Haradinaj kishte edhe pozitën e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga ku, pati dhënë dorëheqje për t’u bërë këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj./Gazeta inFokus/

Të tjera