Albena Reshitaj: Ramushi më tha “nuk është mirë të ndahesh nga grupi”
Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 25 April 2021
Reshitaj ka folur për prezencën e saj në seancën e zgjedhjes së presidentes, ku ka votuar ndryshe nga partia e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
“Qytetarët nuk e kanë pasur të vështirë të kuptojnë se unë gjithmonë kam pasur rol konstruktiv. Gjithmonë kam thirr në unitet politik. Gjithashtu unë jam e qëndrueshme në situata delikate politike kur është në pyetje interesi i vendit”, tha ajo.
Deputetja e AAK-së thotë se edhe brenda strukturave të partisë ka dhënë argumentet pse është dashur të qëndrohet në sallë.
“Jo të gjithë në AAK kanë qenë refuzues. Disa kanë qenë të heshtur e disa kanë kundërshtuar, e më pas është marrë një vendim që të mos shkohet në Kuvend. Më vjen keq që më është dashur të ndahem nga grupi i AAK-së por mendoj se ka qenë vendim i duhur për të qëndruar në sallën e Kuvendit. Por mbi të gjitha ne e kemi obligim kushtetues të qëndrojmë në sallë për një votim aq të rëndësishëm”, ka thënë ajo në “Personale”.
Reshitaj thotë se ende mendon se shansa për president është dashur t’i jepej Ramush Haradinajt për t’u përballë me Vuçiqin.
Deputetja thotë se megjithatë në subjektet politike të Kosovës duhet të ketë reforma të thella pasi sipas saj mentaliteti i votuesve ka ndryshuar.
“Këto reforma nuk arrihen nëse nuk respektohet mendimi ndryshe, e në disa raste edhe vendimi pak më ndryshe nga partia”.
Reshitaj thotë se nuk është marrë me zërat që kanë thënë se ajo do të përjashtohet nga AAK pasi kishte bërë kuorumin për Osmanin.
Ajo ka zbuluar edhe bisedën me Ramushin pasi kishte vendosur për të shkuar në Kuvend me rastin e seancës për zgjedhjen e Presidentit.
“Në pamundësi për t’u takuar me Haradinajn ditën e seancës, ia kam treguar vendimin dhe ai më ka thënë “nuk është mirë të ndahesh nga grupi””, ka thënë Reshitaj./Telegrafi/
Të tjera
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...