Lajme

Albena Reshitaj kalon në Grupin Parlamentar të VV’së?

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 03 April 2021

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka ndërruar grup parlamentar dhe nga Grupi Parlamentar i AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Reshitaj do të qëndrojë në sallë kur të votohet për presidentin.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetë të kësaj partie s’do të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit të vendit.

-Advertisement-

“Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit”, thotë Haradinaj.

“Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës Reshitaj tha se duhet të ketë stabilitet institucional në vend.

“Vetëm një stabilitet politik e institucional garanton një shëndetësi efikase, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, prespektivë e mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit”, kishte thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera