Lajme

Albena Reshitaj flet për Albin Kurtin: Bart mbi supe përgjegjësi të madhe për ndryshim

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 24 April 2021

Deputetja Albena Reshitaj thotë se kosovarët presin shumë nga kryeministri Albin Kurti. Ajo beson se Kurti do të mund të arrijë sukses në rolin që ka vetëm se thotë se i nevojitet bashkëpunim dhe konstruktivitet me opozitën.

“Pritjet për punën e tij janë shumë të mëdha në Kosovë nga çdo qytetar i cili ka kërkuar ndryshim. Janë thënë shumë gjëra, janë dhënë shumë premtime të nevojshme për Kosovë, për ndryshime. Ky tanimë në supet e tij bart përgjegjësinë më të madhe për një ndryshim të madh siç e ka quajtur vetë në fushatën zgjedhore”, tha Reshitaj në RTV Dukagjini.

“Nëse arrin të plotësohet një 80 për qind të asaj që është thënë do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm por nëse do të zhgënjej qytetarët me vendime atëherë do të jetë zhgënjimi më i madh që populli i Kosovës do ta përjetoj që nga paslufta e deri më tani”, shtoi ajo.

-Advertisement-

“Unë jam e prirë të besoj pozitivisht. I nevojitet bashkëpunim, konstruktivitet me opozitën me njerëz që kanë eksperiencë me qeverisjen nga e kaluara dhe jo të krijojnë vija të kuqe si në të kaluarën’, theksoi Reshitaj.

Reshitaj veproi kundër vendimit të AAK’së duke marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit si presidente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera