Lajme

Albena Reshitaj a e dinë që Shpella e Gadimes është mbyllë?

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 05 Maj 2018

Të rinjtë polakë vështirë se do të kenë rast të vinë ndonjë herë tjetër në Kosovë.

E njeri nga destinacionet që kishin i zhgënjeu, shkruan Infokusi.com.

Turistet nuk e gjeten të hapur derën e njërit ndër atraksionet kryesore kosovare. Shpella e Gadimes është e mbyllur tash e një javë. Dhe këtë për arsye krejt banale.

-Advertisement-

Një defekt i vogël elektrik po bënë që të kthehen qindra vizitorë nga Gadimja pa parë bukuritë e shpellës.

Njëri nga rojet bënë me dije se kanë informuar ministrinë e mjedisit tash e një javë për telashet por askush nuk ka shpreh vullnet për të sanuar telashet. Të shtunën nuk ishin vetëm polaket qe u kthyen nga Gadimja për shkak te neglizhencës se agjencisë së mbrojtjes së mjedisit.

Dy autobus me nxënës nga Presheva bënë rrugë të gjatë për të parë bukurit e rralla të shpellës. Por edhe këta u kthyen mbrapsht. Mbrapsht tash e një javë po kthehen nga rreth dhjetë autobus në ditë dhe dhjetëra vetura te tjera. /INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy