Albana Osmani vesh me luledielli politikën
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 18 December 2017
Tensionet dhe debatet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku u votua për Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.
Por pavarësisht kësaj situate, kabineti qeveritar “Rama 2” ka lënë pas tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit dhe është përqëndruar tek fëmijët e sëmurë dhe mbështetja ndaj tyre.
Kjo falë moderatores së Top Channel, Albana Osmani, e cila e veshi politikën sot me luledielli, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli” për fëmijët e sëmurë me leucemi, fushatë e nisur disa muaj më parë.
Albana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton në të cilën shfaqet kabineti qeveritar, një pjesë e së cilëve kanë veshur bluzën me luledielli, ndërkohë që një pjesë prej tyre i mbajnë në duar, duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj kësaj fushate sensibilizuese.
Krah fotos së publikuar moderatorja Osmani shkruan: “Sot nëë seancën e fundit , deputetët e Parlamentit Shqiptar të veshur me Humanizëm në mbështetjen e Fëmijëve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot, me protestë jashtë Parlamentit, përsëri te gjithë i moren bluzat , dikush i veshi dhe na lumturoi shumë , dikush e mbajti në dorë dhe vazhdoi programin me çështjet e ngritura në diskutim! Faleminderit përzemërsisht Kryeministrit të Shqiperisë Z.Edi Rama , gjithë Kabinetit të tij , gjithë gupeve parlamentare , që dhanë sot mesazhin më te bukur të vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj.Monika Kryemadhi që pavarësisht temës së dites në duart tuaja janë bluzat dedikuar Fëmijëve Shqiptarë. Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushatës tonë të dytë , shkon në mbështetjen me shumë dashuri për ty Kosovë dhe për bijtë e tu . Ndërkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal të Elbasanit,të Kukesit, dhe 5-sa/ Shëndeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me ndërprerje por vitin e mbyllëm me Lulediellin tonë në Parlament “- përfundon moderatorja.
Të tjera
-
Deputetja Ganimete Musliu Merr përkrahje nga Vendlindja e Saj: Ndihet e Bekuar, e Vlerësuar dhe Krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...