Alban Zogaj për bllokimin e 28.8 milionëve: MF ka dhjetë ditë afat, ndryshe do të përdorim çdo mjet
Autori: Gazeta inFokus
17:12 | 06 Prill 2023
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se Ministria e Financave ka afat dhjetë ditë afat që ta marrë vendimin final për të hyrat vetanake të kryeqytetit.
Zogaj ka thënë se nëse vendimi është negativ, do ta përdorin çdo mjet për t’i ruajtur taksat dhe fondet e kryeqytetit, duke iu referuar deklaratës së kryetarit Përparim Rama se do t’i drejtohen Kushtetueses.
Ai ka sqaruar se Kuvendi Komunal tashmë ka votuar pro bartjes së mjeteve vetanake në tërësi, të cilat arrijnë vlerën e rreth 50 milionë eurosh.
Zogaj ka shtuar se e kundërshtojnë fuqishëm këtë tendencë të Ministrisë, sepse këto mjete janë taksa të qytetarëve dhe iu takojnë vetëm qytetarëve të Prishtinës.
“Kuvendi Komunal i Prishtinës, tash së voni, ka votuar pro bartjes së mjeteve vetanake në tërësi. Kjo nënkupton diku rreth 50 milionë euro. Ky vendim i Kuvendit Komunal të Prishtinës rishqyrtohet nga Qeveria, nga ministritë përkatëse, nga Ministria e Financave”, tha ai për EO.
“Ne kemi informacione dhe po e shohim një tendencë që këto mjete, të hyrat vetanake të kryeqytetit të bllokohen, të vendosen në një fond që quhet Fondi i Kosovës dhe pastaj potencialisht të shpërndahen për projekte në tërë vendin”.
“Ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë tendencë. Po kërkojmë në vazhdimësi që mjetet vetanake të kryeqytetit, edhe të viteve paraprake, 2021 dhe 2022, t’i barten kryeqytetit sepse ato janë taksa qytetare të Prishtinës dhe iu takojnë vetëm qytetarëve të Prishtinës”.
“Akoma nuk e dimë vendimin final të Ministrisë së Financave. Po presim, kanë afat edhe diku dhjetë ditë që të na kthejnë vendimin final. Nëqoftëse ky vendim është negativ për Komunën e Prishtinës, ne do reagojmë dhe do të përdorim çdo mjet për t’i ruajtur taksat dhe fondet e kryeqytetit”.
Gjatë ditës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se i ka kërkuar me shkrim kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe ministrit të Financave që mjetet e mbledhura nga taksat e qytetarëve të Kryeqytetit, t’i kthehen Prishtinës ashtu siç i takojnë.
“Janë 28.8 milion Euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon qytetarëve të Prishtinës. Rrugë, shkolla, çerdhe, biblioteka, ujësjellës, parqe e të tjera do të mbesin pa u ndërtuar si pasojë e kësaj bllokade”, ka shkruar Rama.
Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Ministria e Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale.
“Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”.
Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo ankesë e Ramës nuk qëndron, meqë siç ka thënë kësaj komune çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...































