Rozë

Alban Ramosaj reagon për herë të parë pas humbjes në Festivalin e RTSh-së

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 31 December 2021

Këngëtari nga Shqipëria, Alban Ramosaj, ka reaguar për herë të parë pas humbjes në festivalin e këngës në RTSH, shkruan Gazeta inFokus.

Albani në edicionin e 60-të të këtij festivali, pati një përformancë tejet emocionuse, e cila bëri bujë në media.

Ai u prezantua me këngën “Theje”, ku ia doli të jetë i preferuari i publikut.

-Advertisement-

Por përkundër dëshirës së publikut, Albani është renditur i dyti në këtë garë.

Artisti përmes një postimi në Instagram, vjen me një falënderim për të gjithë.

“Per dashamiresit e mi, Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit. Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…Per kte, perulem para jush!!”  ka shkruar Albani në postimin e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera