Lajme

Alban Hyseni publikon parimet për bashkëqeverisje me ndonjë subjekt në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 21 December 2021

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar një letër me parimet për marrëveshje me ndonjë subjekt politik në Gjilan për bashkëqeverisje. Ai shkroi se është e rëndësishme bashkëqeverisja adekuate dhe e ndershme pavarësisht subjektit.

“Qeverisjen lokale, në mandatin 4 vjeçar do ta bëjmë mbi bazën e tri vlerave kryesore: ndershmërisë, profesionalizmit dhe transparencës”, shkroi Hyseni në Facebook.

I pari i Gjilanit tha se me subjektin bashkëqeverisës do të dakordoheshin për një plan të punës “të cilin do ta zbatojmë bashkërisht”.

-Advertisement-

“Do të qeveriset duke respektuar normat ligjore pozitive të vendit, duke qenë në shërbim të qytetarëve, duke qenë shembull për respektim të rendit e rregullit, duke garantuar punë në zbatim të programit për qeverisje me qëllim të përmirësimit të kushteteve të jetesës së qytetarëve të Gjilanit. Secili dhe kushdo që vepron kundër dy pikave të para, do të marr përgjegjësi morale, do të shkarkohet e largohet nga qeverisja e përbashkët”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e publikuar nga Hyseni.

Aty theksohet edhe shkarkimi i zyrtarëve pa konsulta paraprake në rast se ngrihet aktakuzë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera