Alarmuese: Hapet aplikacion i rrejshëm për diasporën, reagon ashpër KQZ-ja
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 14 January 2021
Në kundërshtim me ligjin është hapur një aplikacion i cili po mbledh të dhënat e diaspore si dhe doancione.
E rreth hapjes së këtij aplikacioni ka reaguar edhe KQZ-ja, përmes një komunikate për media.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shqetësim ka pranuar informacionet se gjatë ditës së sotme është publikuar një aplikacion online i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione”, thuhet në komunikatë.
Sipas KQZ-ja ky aplikacion është i paautorizuar.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor”, kanë thënë nga KQZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen zyrtare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas pranimit të informacioneve lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ekskluzive: Mësohen motivet që e quan babain të vriste djalin, Albert Krasniqin
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Albert Krasniqi ka mbetur i v...
-
Shkoi në Hagë për ta mbështetur Thaçin, Shpejtim Veseli tregon se pse e bëri këtë veprim
Shpejtim Veselaj, nga Suhareka kishte udhëtuar nga Kosova për në Holandë për ...
-
Ky është prindi që dyshohet se vrau djalin e tij në Prishtinë
Pak minuta më parë Gazeta inFokus raportoi se ka ndodhur një vrasje në Prisht...
-
Biznesmeni i vrarë është A.K., dyshohet se u vra nga babai
Një vrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë ku një prind ka vrarë d...
-
Haradinaj takon kategoritë e lirisë në Gjakovë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat pë...
-
Vritet një person në Prishtinë
RReth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rru...
-
Vendosi fotografinë e Albin Kurtit në veturë, Krasniqit nuk i intereson nëse ajo nuk i hiqet më
Fitim Krasniqi ka vendosur fotografinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Al...
-
Vritet një person në Prishtinë
Para pak momenteve një person është vrarë në Prishtinë. Sipas informacione...
-
Shqiptari kapet me 100 mijë paund në Angli
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap me 100 mijë paund...
-
Kurz i ofron mbështetje Kosovës për liberalizimin e vizave
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar n...
-
Isa Mustafa: LDK do dëshironte që Kurti ta udhëhiqte listën e Vetëvendosjes
Gjatë ditës së djeshme Paneli për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore mori vendi...
-
Logoja e Apple mbrapa telefonit nuk është badihava, ky është funksioni i saj
A e dinit se logoja e kompanisë Apple në telefonat smart nuk është vetëm pjes...