Lajme

Alarmon Ukraina: Intensiteti i luftës është rritur, e ndërlikuar të dimë shifra të sakta sa ushtarë janë vrarë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 10 March 2022

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka përditësuar të dhënat se sa ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, transmeton Gazeta Infokus.

Në një njoftim në faqen zyrtare të ministrisë thuhet se janë më shumë se 12 mijë ushtarë rusë të vrarë, mirëpo sipas tyre për shkak të intensitetit të lartë të luftës po është e vështirë që të dihen shifra të sakta.

Derisa sipas këtij njoftimi thuhet se ushtria ukrainase i ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale rusëve.

-Advertisement-

Sipas tyre ata kanë shkatërruar hiq më pak se 1 mijë e 105 makina të blinduara luftarake të rusëve, 49 avionë, 81 helikopterë, 526 automobila e disa, nga 3 anije, varka e dëme të tjera.

Të dhënat po pastrohen. Llogaritja është e ndërlikuar nga intensiteti i lartë i luftimit. Të dhënat po përditësohen. Llogaritja është e ndërlikuar nga intensiteti i lartë i armiqësive. Besojuni vetëm burimeve të verifikuara, mos u frikësoni dhe vazhdoni rezistencën totale. Së bashku do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!!! Besojuni vetëm burimeve të vërtetuara, mos u frikësoni dhe vazhdoni rezistencën totale. Të fitojmë së bashku! Lavdi Ukrainës”, thuhet po ashtu në njoftimin e këtij dikasteri.

Në vazhdim mund të gjeni listën e plotë të publikuar nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera