Lajme

Alarmon sektori privat, ende nuk kemi asnjë masë financiare mbështetëse

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 26 March 2020

Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e koronavirusit bizneset private po përballen me vështurësi të shumta.

Në një reagim publik sektori privat po ankohet se nuk do të mund të kryejnë obligimet financiare ndaj punëtorëve të tyre.

Ata thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë mbështetje nga shteti.

Nora Kelmendi, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë ka thënë se  kjo pako financiare do të shërbente për mbulimin e obligimeve operacionale të bizneseve, përfshirë pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative, por edhe për shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe për zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.

Reagimi i plotë:

Sot paskan dalë pagat në sektorin publik! Ndërsa për sektorin privat nuk ka akoma asnjë veprim konkret për ta ofruar një pako financiare në mbështetje të kompanive që të mund të mbijetojnë!

Bashkë me OEK, AmCham, Klubin e Prodhuesve dhe EIC kemi kërkuar mbështetje në vlerë prej 5% të bruto produktit vendor të Kosovës për fazën e emergjencës dhe rimëkëmbjes, në mbështetje të sektorit privat.

Kjo pako financiare do të shërbente për mbulimin e obligimeve operacionale të bizneseve, përfshirë pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative, por edhe për shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe për zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.

Nuk e kemi asnjë ditë për ta humbur!

Të tjera