Lajme

Alarmon OAK, mbyllja e vendit për shkak të virusit mund të shkaktoj telashe të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 16 October 2020

Mbyllja e ekonomisë kosovare për herët të dytë, mund ta dërgoj vendin në një kolaps ekonomik.

Kështu është shprehur për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Fjolla Smajli.

Sipas Odës së Afarizmit mbyllja e serishme ekonomisë paraqet rrezik të lartë për vendin, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Një vendim i tillë mund të dërgoj në kollaps ekonomik të gjithë vendin. Pra ne vend që të mendohet për vendime të masave shtesë për mbyllje të bizneseve Qeveria do të duhej të ishte më kreative dhe të mendoj masa se si t’i transformoj bizneset në këtë kohë pandemie dhe të implementoj masat për ndryshim. Mirëpo, mbyllja e sërishme e gjithë vendit, paraqet rrezikshmëri të lartë”, ka thënë Smajli për Infokus.

Po ashtu sipas tyre, nëse Qeveria merre vendim që gjithçka të mbyllet athet do të ndikojë në rritje e papunësisë. “Oda e Afarzimit të Kosovës (OAK) konsideron se mbyllja e serishme e bizneseve do të ketë pasoja shumë të mëdha për vendin veçanërisht kur dihet se 80% e të hyrave të shtetit janë pikërisht nga biznesi. Gjithashtu kjo do të ndikonte edhe rritjen e papunësisë në nivel të vendit, duke marrë parasysh që bizneset në rast se nuk gjenerojnë të hyra është e pamundur që punëtorët të mbahen në punë.”, shprehet zëdhënësja e OAK-ut, Fjolla Smajli.

E sipas saj jo stabiliteti politike i krijuar në vend po ndikon edhe në ekonomik e Kosovës, duke pasur parasysh se në Kosovë , Pakoja e Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim te parë, derisa në vendet rajonal kanë arritur në pakon e katërt.
“OAK, vlerëson se gjendja me pandeminë duhet të menaxhohet nga institucionet e vendit, ashtu që të bëhet thirrje dhe rekomandohen sërish bizneset por edhe qytetarët e vendit që të mbajnë maskat, dorëzat, distancën sociale sepse bëhet fjalë për shëndetin tonë”, tha mes tjerash ajo.
E vendi ka mundësi që të shkoj në izolim nëse rriten rastet me koronavirus. Kështu ka deklarua edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një konference per medie./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera